“Për guximin e tij flet e gjithë bota”, Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut

Shqipëria

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”, Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut

Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:29
Yuri Kim

Sot, më 6 maj është ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili për herë të parë e pa dritën e diellit në vitin e largët 1405.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ajo shkruan se ai e mbrojti me çdo kush popullin e tij dhe për guximin e pashoq u nderua në të gjithë botën, madje edhe në SHBA.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania)

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat