Shkarkimi i Presidentit/ Hyseni tregon datën e seancës dëgjimore me Metën dhe kur do prezantohet raporti final

Shqipëria

Shkarkimi i Presidentit/ Hyseni tregon datën e seancës dëgjimore me Metën dhe kur do prezantohet raporti final

Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:37
Ilir Meta

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për hetimin e atyre që konsiderohen si shkelje të rënda Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Ky Komision mbahet pasi 49 deputetë kërkuan shkarkimin e kreut të shtetit Meta.

Kreu i Komisionit Alket Hyseni parashtroi kalendarin e Komisionit Hetimor, duke u shprehur se në 18 maj do të ketë seancë dëgjimore me presidentin, ndërsa raporti final i komisionit do të prezantohet në 24 maj.

“14/5 miratim i planit përfundimtar të hetimit dhe çështje të tjera. Data 17/5 administrimi i informacionit, dhe shkresave të institucioneve, raporteve të ndryshme lidhur me hetimin. Seancë dëgjimore në 18 me Presidentin e Republikës. Në datën 20 shqyrtimi përfundimtar dhe nxjerrja e konkluzioneve të hetimit. Shumicën e materialeve ne e kemi, kërkojmë të marrim anën zyrtare të këtyre materialeve. Në 20 maj është shqyrtimi i dokumentit për ti dhënë kohë shkrimit të raportit për të prezantuar në 24 maj raportin final të këtij komisioni. Edhe Kuvendit do ti duhet një afat i caktuar në mos gaboj brenda 20 ditëve Mendoj se nuk do të jetë e domosdoshme ti kërkojmë Kuvendit shtyrje të afateve”, u shpreh Hyseni.

Ky i fundit u shpreh se duhet të caktohen dy ekspertë konsitucionalistë, çka u mbështet nga anëtarët e komisionit. “Unë do të propozoja z. Erind Mërkuri, i cili ka qenë edhe në procedurën parlamentare për ndryshime kushtetuese”, tha Klotilda Bushka.

“Pse të mos jetë edhe Viktor Gumi ekspert? Do ta propozoja. Ka një lloj anshmërie”, u shpreh Spartak Braho. Komisioni Hetimor shtyhu datën e caktimit të ekspertëve për në 14 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat