Atentati në Elbasan, viktima ishte kushëri i Arjan Spahiut

Shqipëria

Atentati në Elbasan, viktima ishte kushëri i Arjan Spahiut

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet identiteti i të riut që u vra mbrëmjen e së martës në Elbasan.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Everest Çakën, ndaj të cilit u qëllua sonte me armë zjarri.

I riu është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.

Në momentin e ngjarjes, Çaka ndodhej në automjet i shoqëruar nga bashkëshortja.

Mësohet se e plagosur në dorë ka mbetur dhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka pasi udhëtonin në të njëjtën makinë, teksa kjo e fundit është transportuar në spital për mjekim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat