Rritja e të shtruarve në spital/ Brataj: Pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale!

Shqipëria

Rritja e të shtruarve në spital/ Brataj: Pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:58
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj në një lidhje skype në “Breaking” në Top News, ka treguar se trendi i infektimeve i këtyre ditëve është pasojë e grumbullimeve gjatë fushatës elektorale.

Po ashtu Brataj sqaroi se për dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka shkuar për të marrë mjekim në QSUT dhe kjo ishte vetëm për spitalin covid 1, por ka pasur shtrime në spitale të tjera covid.

Brataj: Kohët e fundit u vu re një rritje e lehtë e të shtruarve në spital. Ditën e djeshme ka pasur 14 nga të cilët 4 në QSUT. Dua të sqaroj se ishte rastësi ato dy ditë që nuk na erdhën qytetarë për t’u shtruar në QSUT, por kjo nuk do të thotë që nuk kishim pacientë për 24 orë, sepse qëlloi që pacientët dërgoheshin te spitali COVID 2.

Por ajo që është pozitive në këtë pikë është fakti se të sëmurët nuk janë aq rëndë dhe qëndrojnë më pak. Kjo është një rritje fiziologjike si rezultat i fushatës elektorale dhe kujdesi duhet të vazhdojë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat