Peka: Basha, diplomatëve të huaj; kush nuk shantazhon dot Doshin, nuk kërcënon dot gjysmën e shqiptarëve

Shqipëria

Peka: Basha, diplomatëve të huaj; kush nuk shantazhon dot Doshin, nuk kërcënon dot gjysmën e shqiptarëve

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:37
Çim Peka

Në edicionin e orës 17.00 me gazetaren Armela Ferko, gazetari Çim Peka, tha ndër të tjera se Lulzim Basha duhet të dilte në shesh dhe ti thoshte popullit të opozitës që ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’.

‘Pavendosmëria për t’i çuar gjërat deri në fund na ka sjellë në vazhdimin e vazhdimësisë.

Nëse Edi Rama fiton, nuk ka mundur vetëm Lulzim Bashën. Fjala fitore nuk i shkon në fakt Edi Ramës. Pra, nëse Edi Rama merr mandatin e tretë, me çfarëdo lloj forme siç e mori, nuk ia ka marë vetëm Lulzim Bashës, ia ka marrë Sali Berishës, ia ka marrë Monika Kryemadhit, ia ka marrë Ilir Metës.

Konsistenca e Edi Ramës për të bashkëpunuar me krimin në funksion të qëllimit të tij, ka fituar mbi paqartësinë e të gjithë zërave opozitarë, për të mos marrë ëprgjegjësi për betejën finale.

2019-ta ishte shans i humbur nga Basha, 2 marsi ishte shans i humbur nga Presidenti i Republikës.

Jemi kritikuar në këtë studio madje edhe nga vetë Basha, që po bëjmë lojën e Ramës, kur thonim ‘regjimi mundet me përplasje’.

E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën.

Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’.

Ata që dolën garantët e marrëveshjes së 5 qershorit dhe u strukën jahteve të Palasës me oligarkë verën e kaluar, kurrsesi nuk mund të shantazhojnë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Shikojeni pastaj se çfarë bën populli.

Unë prandaj po ngul këmbë, asnjë nga kritikuesit nuk e bën do këtë gjë.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat