Ministri Klosi dhe aktivisti Mato debat për modelin e turizmit që duhet të ndjekë Shqipëria

Shqipëria

Ministri Klosi dhe aktivisti Mato debat për modelin e turizmit që duhet të ndjekë Shqipëria

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:01
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe aktivisti Ened Mato kanë debatuar gjatë emisionit “Ilva Now” për modelin e zhvillimit të turizmit që duhet të ndjekë Shqipëria. Z. Klosi foli për investime në aeroporte dhe porte bashkë me ndërhyrje të infrastrukturë rrugore që do të nxisin turizmin elitar në vend.

Ministri tha se një prej investimeve kyçe është plani për zhvillimin e Portit të Durrësit që do të kthehet në portin më të madh turistik në Mesdhe me investimin e kompanisë nga Emiratet e Bashkuar Arabe, Alabbar prej 2.5 miliardë euro.

“Investimi prej 2.5 miliardë euro në Durrës, projekt që pritet të realizohet në 5-7 vjet si projekt e kthen në portin më të madh turistik në Mesdhe”, tha z. Klosi.

Por aktivisti Ened Mato ndau mendimin se Shqipëria e ka të pamundur që të konkurrojë në turizmin elitar dhe duhet të ofrojë turizëm modest dhe natyror. Ai foli gjithashtu dhe për zhbërjen e kulturës së mikpritjes.

“Klienti dhe vizitori shihet si të grabitet. Babëzia për lek, ka hequr traditën kryesore të shqiptarit”, tha z. Mato.

Ai tha se plani me betonizim do të prishë bukuritë natyrore në vend dhe solli si shembuj Golemin, Ksamilin dhe Sarandën si modele që nuk duhen ndjekur.

Por, z. Klosi ndërsa pranoi se “Ksamili është një nga veprat më të shëmtuara të demokracisë”, shtoi se ndërsa zona nga Ksamili në Butrin është zonë e mbrojtur dhe ka kërkuese për investime”.

“Në Golem u bënë pallatet e gabuara në vitet 2000, por sot kanë investime të jashtëzakonshme. Me 45 euro nuk prodhon dot ekonomi”, tha ministri i Turizmit.

“Për ata pak 5 veta që duna të fitojnë jo, por për banorët 45 euro dalin dhe teprojnë”, replikoi z. Mato.

“Nuk mund ta konsiderojmë turizmin kënaqësi, është ekonomi për Shqipërinë”, u kundërpërgjigj z. Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat