Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike.

Kështu parashikohen dhe këto tri ditë që vijnë. Dita e shtunë ndikuar nga kalimi i një fronti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Në pjesën bregdetare shtrëngata me rrufe të izoluara.

Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit. Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat