Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike.

Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit. Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në foton e mëposhtme.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat