Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Shqipëria

Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:52
Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli

Nuk po mungojnë debatet në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, që mbahet pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Burime për median konfirmojnë se kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha, duke i thënë këtij të fundit se nuk është i pazëvendësueshëm në parti. 

“Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme”, mësohet ti ketë dhënë Kadilli-Bashës.

Kadilli i është drejtuar po ashtu kreut të selisë blu me fjalët: “Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat