Basha: Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi, janë qytetarët shqiptarë

Shqipëria

Basha: Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi, janë qytetarët shqiptarë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:57
Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij në kryesinë e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ‘regjimi Rama-Doshi janë vjedhja, krimi dhe anti-vlerat-ne jemi të gjithë kundër tyre që Shqipëria të fitojë’.

Basha është shprehur se është i bindur në drejtësinë e betejës së PD-së, ndërsa u shpreh se viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi janë qytetarët shqiptarë.

‘Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkërisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë’, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, ‘regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur një sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshëm se mjetet e të mirës. Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër veçse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera.

Por a është ky misioni ynë? A është kjo ajo që në duam për Partinë Demokratike? Ajo që ne duam për të ardhmen e këtij vendi?

Përgjigja ime është jo. Jo dhe prapë jo! Kjo nuk mund të jetë alternative jonë për Shqipërinë. Prandaj nuk do ndalemi asnjë çast derisa të çmontojmë këtë regjim dhe vlerat që i ndajmë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të triumfojnë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat