Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Ristani- Bashës: Ke humbur tre herë, një herë që fitove e dimë të gjithë se si

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Ristani- Bashës: Ke humbur tre herë, një herë që fitove e dimë të gjithë se si

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:36
Arben Ristani

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Arben Ristani,në fjalën e tij që ka mbajtur në mbledhje i është drejtuar Kryedemokratit Lulzim Basha, duke i thënë se ka humbur tre herë, dhe sipas tij tashmë është koha që kreu i PD-së të largohet.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është shprehur se PD duhet të bëhet demokratike, teksa ka shtuar se duhet të kenë shpresë të fitojnë pas katër viteve, duke i ofruar Kryeministrit Edi Rama sipas tij një model ndryshe.  

Ai thotë se duhet nisur një analizë pasi po vijnë zgjedhjet lokale dhe ai ka frikë se PD do të humbasë sërish.

Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se "po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë

 Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat