Plator Nesturi: Ç’do ndodhë pas 15 qershorit

Shqipëria

Plator Nesturi: Ç’do ndodhë pas 15 qershorit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:46
Plator Nesturi

Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, tha se politika duhet të mbajnë premtimin dhe t’u sigurojë kushtet emigrantëve, që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

E pranishme në studion e “Ilva Now”, znj.Meta u shpreh se projekti pilotik i votimit elektronik rezultoi i suksesshëm dhe palët duhet të investohet në këtë drejtim.

“Gjithmonë pas zgjedhjeve ne e bëjmë pyetjen se çfarë nuk duhet të përsërisim. Duhet mbajtur premtimi që emigrantët të votojnë. Duhet ta bëjmë. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, problematika vazhdon. Ndoshta duhet të merret si model, ndoshta në zonat urbane. Mundet që të kemi një shpëtim tek numërimi dhe votimi elektronik dhe për këtë duhet ta ndajnë mendjen partitë politike”, tha ajo.

Ajo theksoi më tej se palët politike duhet të ulen dhe të dialogojnë me njëra-tjetrën me synimin për t’i dhënë fund idesë së “vetëm në Shqipëri vidhen zgjedhjet”.

“Reforma zgjedhore ishte gjysmake. Palët duhet të dialogojnë dhe t’i hedhin idetë në tavolinë. Nuk duhet të mbesin në diskutimin se vetëm në Shqipëri vidhen zgjedhjet”, tha ajo.

Po ashtu analisti Plator Nesturi theksoi se administrata zgjedhore duhet të depolitizohet. Lidhur me aktualitetin politik, ai tha se pas 15 qershorit gjithçka do të qetësohet dhe palët do dialogojnë dhe me njëra-tjetrën.

“Administrata zgjedhore….duhet te hiqet dorë nga përfaqësuesit politikë dhe vota e emigrantëve të bëhet. Janë premtuar dhe është një detyrim që palët politike dhe KQZ të marrin masat e duhura për ta realizuar, nuk është e thjeshtë. Unë them se pas 15 qershorit do qetësohet gjithçka, bisedimet do jenë shumë më të qeta. Vera do jetë shumë e qetë ”, tha Plator Nesturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat