Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Fundjava që presim përpara parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve, kjo falë ndikmit të kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi vendin tonë.

Moti për të ditën e shtunë parashikohet të jetë i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s.

Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat