Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin/ Arrestohet autori në Mat

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin/ Arrestohet autori në Mat

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Autori që aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin në Mat është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Mat

Aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësorë, kapet dhe arrestohet  autori i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, shtetasi J. Gj.,  duke drejtuar automjetin e tij,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por pas ndjekjes nga Policia, u bë  kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit J. Gj., 24 vjeç, banues në Mat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat