Pse u skualifikua Ibsen Elezi nga gara për kreun e PD ?

Shqipëria

Pse u skualifikua Ibsen Elezi nga gara për kreun e PD ?

Më: 23 maj 2021 Në ora: 20:20
Ibsen Elezi

Një nga kandidatët e skualifikuar nga gara për kreun e PD është, Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi.

Burimet brenda kryesisë kanë konfirmuar se Elezi është skualifikuar nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.

Ndër të tjera theksohet se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të diele kryesia ka vendosur që garën për kreun e PD-së ta vijojnë vetëm 4 nga 9 kandidatët.

Në garën e zgjedhjeve të 13 qershorit janë, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat