Babloku e ka shpallur një ministre ekselente, por Evis Kushi që drejton Ministrinë e Arsimit prej një viti, është njeriu që e ka futur totalisht në kaos arsimin shqiptar.
Për të mos thënë për atë çfarë ka ndodhur gjatë drejtimit të saj, ku Ministria e Arsimit nuk ka hartuar asnjë strategji apo ide, sesi të shmanget kriza e madhe e mësimit online, që gjithsesi ka lënë boshllëqe serioze.
Në ministrinë e Arsimit, nuk është përpunuar në vite ndonjë strategji për shkollat, përveç asaj që ndodhi në 2014 me eleminimin e universiteteve, kjoskave apo me të ashtuquajturën reformë të teksteve.
Megjithatë në mandatin e Kushit, situata është në një gjendje jashtë çdo imagjinate.
Vetëm në një periudhë dy mujore ministria e Arsimit ka futur të gjitha shkollat e vendit në një regjim terrori e kaosi total.
Përpara një muaji, u nxor një urdhëresë e palogjikshme që shkollat do të jenë të hapura edhe të shtunave, ç’ka rebeloi mësuesit, personelin, por edhe prindërit, që e konsideronin këtë si një “shaka të tepërt”.
Edhe pse gjatë pandemisë kanë qenë prindërit, por edhe mësuesit që janë marrë e stresuar me mënyrën krejt të pazakontë të mësimeve dhe detyrave të dhëna sipas modelit online, ministria u kërkoi që të dilnin edhe të shtunave.
Në telefonin e mjaft qeveritarëve mbërriti një seri mesazhesh-protestë nga prindër e mësues, që ishin gati të nisnin një lëvizje që mund të trondiste shoqërinë e qeverinë.
Më pas Rama i ulëriti Evis Kushit, dhe kjo e fundit anuloi urdhërin për shkollë ditën e shtunë.
Por nuk ishte e thënë që telashet të mbaronin me kaq: Ministria e Arsimit dy javë më parë lëshoi një urdhër ku bombardoi fëmijët e shkollave që nga klasa e parë deri në vitin e fundit të shkollës së mesme me teste marramendëse. Përveç testeve të tremujorit, u shtuan edhe teste shtesë që ishin një tmerr i vërtetë.
Nxënësit e mësuesit u stresuan në maksimum, pasi për 15 ditë u është dashur të përballen me një ngarkesë aq të madhe që nuk e kishin përjetuar gjatë një viti. Plus që testet, jo vetëm kishin mbivendosje por edhe paqartësi të shumta.
Kjo situatë shkaktoi sërisht protesta të cilat mbërritën në telefonat e “atyre lart”. E sërish Babloku e ‘bëri për një lek’ ministren e Arsimit.
E çfarë bëri Evis Kushi: Dha urdhrin që të pezullohen testet e ministrisë. Edhe pse nxënësit morën frymë lirisht, tmerri e stresi i prindërve dhe fëmijëve ishte bërë kaçurrel.
Nuk ka ndodhur asnjëherë që të përballen me një situatë të tillë, duke shkelur kurrikulat dhe protokollin trandicional.
Kjo ndodh se ministria e Arsimit, që duhet të jetë një institucion i mendjes më të zgjedhur në vend, është kthyer në një çerdhe ku aparati nuk shfrytëzohet fare për asnjë ide e strategji. Të gjitha vendimet merren nga kafet turke të Evisit e të një grupi të ngushtë, që nuk e kanë idenë se janë aty për të qetësuar e motivuar nxënësit dhe jo për t’i terrorizuar fëmijët.
Në një vend normal, çështja do të shkonte përveç shkarkimit, edhe në proces gjyqësor, pasi kemi të bëjmë me një marrëdhënie skandaloze të një dikasteri që duhet të jetë ajka e kombit.
Ministria e Arsimit Kombëtar, jo vetëm tani, por prej shumë vitesh, edhe gjatë qeverisjes së PD-së funksionon si një organizatore tenderash e prokurorimesh dhe jo një këshill për të përmirësuar cilësinë e arsimit në Shqipëri.
Në vitin 2018 protestat e studentëve shpërthyen thjesht prej kaosit dhe arrogancës së ministrisë së Arsimit në marrëdhëniet me studentët, që nuk i konsideronin si pjesë për tu kujdesur, por si subjekte ekonomike.
E nxënësit e shkollave fillore, 9 vjeçare, apo të mesme, këtë herë i trajtuan edhe më keq, kur fëmijët, e sidomos adoleshentët kanë provuar një nga periudhat më stresuese të jetës së tyre shkollore siç ishte pandemia.
Vendet europiane kanë hartuar strategji e kanë bërë studime si të ndihmojnë fëmijët e të rinjtë në këtë tunel që natyrisht ka shokuar të gjithë shoqërinë. Dhe Evisi thjesht i terrorizion. Kurse në njoftimet që çon për mediat, nuk pyet fare; reklamon takimin e saj me mamin që bëri vaksinën, apo takime që nuk i duhen publikut.
Hapësira e njoftimit duhet të jetë për të sqaruar nxënësit për testet, mësuesit për procesin, prindërit si të ndihmohen në këtë situatë. Por ministrja as e vë ujin në zjarr; për pak do të ishte përballur me një valë protestash që do digjnin jo vetëm Evisin, por edhe qeverinë e Bablokut. Meqë ra fjala di gjë opozita për të gjitha këto, apo çe do…