765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës, Manastirliu: Nuk ndalemi

Shqipëria

765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës, Manastirliu: Nuk ndalemi

Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:15
Ogerta Manastirliu

Që nga fillimi i fushatës, janë kryer 765,643 vaksinime kundër koronavirusit.

“Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”,  vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu.

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë, ka publikuar fotografi të momenteve të vaksinimit të operatorëve turistikë në Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat