COVID-19, Rama publikon videon: Tirana u hap

Shqipëria

COVID-19, Rama publikon videon: Tirana u hap

Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Numri i rasteve me koronavirus prej ditësh vijon të jetë në rënie.

Gjithashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lehtësim të masave kufizuese kundër Covid-19, pas një përmirësimi të situatës epidemiologjike.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hënë kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet të cilës tregon se situata e Covid është drejt përmirësimit.

“Tirana u hap”, thuhet nëpërmjet kësaj video.

Deri më tani 770, 084 persona kanë marrë doza kundër Covid-19 nëpërmjet fushatës së vaksinimit, ndërsa objektivi mbetet vaksinimi i 1 milion qytetarëve brenda qershorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat