Këto janë 29 bashkitë në Shqipëri e çliruara nga pandemia e Covid

Shqipëria

Këto janë 29 bashkitë në Shqipëri e çliruara nga pandemia e Covid

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Beteja ndaj Covid po jep rezultatet e saj duke pasur rastet më të ulëta të infektimeve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë janë 29 bashki në shkallë vendi që rezultojnë se nuk kanë infektime me virustin Covid.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se rastet me koronavirus po bëhen gjithmonë e më të pakta, ndërsa në bashki si Mallakastra, Selenica, Divjaka, Himara, Vora, Mirdita apo Klosi prej dy javësh nuk është regjistruar asnjë i infektuar i ri.

“Kemi 29 bashki ku kemi 0 raste. Bashkitë më problematike janë Vau i Dejës, Librazhdi ku në to vazhdojmë të kemi numër të vogël, por kemi raste pozitive”, shprehet specialiste Rovena Daja për Klan TV.

Incidenca e rasteve me Covid ka rënë edhe këtë javë, por ka ende qarqe ku përhapja e  Covid është më e madhe.

“Kemi një rënie të rasteve. Në javën e fundit, incidenca ka shkuar në 3.67 për 100 mijë banorë. Qarqet më problematike, ngelet, Gjirokastra, Tirana dhe Berati”.

Por ekspertët janë të bindur se moti i ngrohtë do favorizojë trendin rënës të infektimeve. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 551 raste aktive me Covid, 19% e të cilëve i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç.

Bashkitë me zero Covid

Krujë

Has

Mirditë

Rrogozhinë

Mallkastër

Delvinë

Tepelenë

Ura Vajgurore

Divjakë

Fushë Arrëz

Selenicë

Belsh

Dibër

Roskovec

Bulqizë

Himarë

Peqin

Memaliaj

Kolonjë

Klos

Finiq

Vorë

Patos

Cerrik

Pustec

Poliçan

Këlcyrë

Libohovë

Konispol

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat