Rivali i Bashës për PD-në, Agron Shehaj: Më ftoi ambasadorja amerikane, ja çfarë biseduam

Shqipëria

Rivali i Bashës për PD-në, Agron Shehaj: Më ftoi ambasadorja amerikane, ja çfarë biseduam

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:30
Agron Shehaj

Pasditen e sotme kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj shkruan në një postim në Facebook se ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren amerikane në Tiranë.

“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat