Atentati ndaj Shkelzen Velajt/ RENEA mësyn Selenicën, ja pse ...

Shqipëria

Atentati ndaj Shkelzen Velajt/ RENEA mësyn Selenicën, ja pse ...

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 10:32
Shkëlzen Velajt

Prej ditës së djeshme forcat RENEA që ndodhen në Vlorë kanë vijuar krehjen e zonës për të zbuluar autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Velajt. Krimi që tronditi qytetin ndodhi më 2 qershor 2021, në katin e pestë të pallatit ku 42 vjeçari banonte në lagjen “24 Maji”të këtij qyteti.

Kontrollet dhe bastisje e RENEA-s janë përqëndruar në Selenicë.

 RENEA u përqëndrua këtu për  shkak të terrenit ideal për fshehjen e autorëve që ka zona si dhe fakti që makina e djegur u shkrumbua në Risili në rrugën që të çon direkt në Selenicë.

Deri tani janë kontrolluar 20 banesa dhe prova private.  

Ka pasur dhe kontrolle në qytetin e Vlorës,por ende nuk ka gjurmë të autorëve të krimit të rëndë.

Personat që janë marrë në pyetje nga policia janë lënë të lirë.

Atentati 

Ekzekutimi stilit mafioz të 42 vjeçarit Shkëlzen Velaj, riktheu në Vlorë hijet e përplasjes së vjetër mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar që ndër vite ka prodhuar viktima.

Hakmarrja është pista kryesore e hetimit, kjo e përforcuar nga fakti se viktima është vëllai Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në atë që njihet si masakrën e Çoles, ndodhur në 7 Prill të 2015-ës.

Shkëlzen Velaj u vra me të paktën 15 plumba në derën e banesës ku tentoi ti  sulmit, por nëna e moshuar që jetonte bashkë me të, nuk arriti ta hapë në kohë derën, sic tregojnë fqinjët.

Një tjetër pistë e hetimit është ajo e konflikteve për çështje droge, pasi 42 vjeçari në vitin 2019 është arrestuar për trafik droge, dhe për shkak të problemeve me ligjin kishte ndryshuar emrin nga Shkëlzen në Altin Velaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat