ILD kërkoi shkarkimin pas videove në “Tik-Tok”, KLGJ zhvillon të hënën seancën për kryegjyqtaren e Elbasanit

Shqipëria

ILD kërkoi shkarkimin pas videove në “Tik-Tok”, KLGJ zhvillon të hënën seancën për kryegjyqtaren e Elbasanit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:21
Enkeleda Kapedani

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë ditën e hënë, 7 qershor, seancën për kryegjyqtaren në detyrë të Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kujtojmë se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i kërkoi KLGJ shkarkimin nga detyra të magjistrates Kapedani.

Kjo erdhi pas publikimit të videove në “Tik-Tok”, nga zyra e Gjykatës së Elbasanit.

ILD dorëzoi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e Kapedanit, ndërsa pritet seanca për vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat