Shembja e ndërtimeve pa leje në Kukës, Safet Gjici: Do rritet çmimi i ujit, drejtoria të mbajë veten

Shqipëria

Shembja e ndërtimeve pa leje në Kukës, Safet Gjici: Do rritet çmimi i ujit, drejtoria të mbajë veten

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:18
Safet Gjici

Teksa kryeministri Edi Rama paralajmëroi prishje të ndërtimeve pa leje në bregdet, Kukësi ka nisur shembjet në qytet. Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici pa nga afër sot aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje, për rikualifikimin e tre lagjeve.

Gjici deklaroi se do të shemben të gjitha ato ndërtime që janë pa leje ndërsa ata që janë të legalizuar do të shpronësohen.

“Investimi është 4 mln dollarë. Nuk do lëmë asnjë ndërtim pa leje pa prishur. Task forca ka marrë detyrat. Banorët kanë qenë mirëkuptuese sepse e shikojnë që është dashur kjo ndërhyrje. Të gjithë do të merren me këtë gjë derisa të bëjmë investimin dhe të realizojmë projektin që është i kontrolluar, Besoj që pasi të përfundojë do e shikoni çfarë ndryshimi do të marrë qyteti.

Do bëjmë një ndryshim në zemër të qytetit. Do thosha për disa ndërtime që janë legalizuar në mes të lulishtes. Është e papranueshme. E kemi biseduar që edhe këto kioska do i prishmi duke zbatuar ligjin e shpronësimit”, deklaroi Gjici.

Ndalur tek furnizimi me ujë, Gjici paralajmëroi rritje të çmimit të tij duke parë edhe mundësitë e qytetarëve. Kjo tha Gjici vjen, pasi drejtoria e Ujësjellësit e cila është me vetëfinancim ka shumë borxhe dhe ka qenë në prag të falimentit.

“Ne kemi kërkuar që ta rrisim çmimin e ujit aq sa kemi mundësi duke parë edhe mundësitë e qytetarëve. Drejtoria e Ujësjellësit ka borxhe dhe ka qenë duke falimentuar. Ajo është me vetëfinancim. Shet ujin dhe paguan rrogat e punonjësve, defektet.

Bashkia i ka kaluar të gjitha njësitë te drejtoria. Me vendim të këshillit ne ia kemi kaluar këto njësi ujësjellësit të njësive. Duke kaluar ujësjellësit në varësi të kësaj drejtorie dhe duke lidhur kontrata. Do e bëjmë që të paktën të mbajë veten nëse nuk nxjerr fitim”, u shpreh Gjici. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat