Kuvendi voton nesër për shkarkimin e Metës, Maliqi: Unë jam kundër, turp!

Shqipëria

Kuvendi voton nesër për shkarkimin e Metës, Maliqi: Unë jam kundër, turp!

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 22:00
Lefter Maliqi

Nesër Kuvendi do të vendosë për fatin e Ilir Metës nëse do ta shkarkojë si President i Republikës. Deputeti Lefter Maliqi, që nga PD, kaloi me PS-në dhe në zgjedhjet e 25 Prillit garoi me LSI-në në Berat shprehet se vota e tij do të jetë kundër, ndërsa ka disa akuza për Edi Ramën.

“Vota ime neser do jete kunder shkarkimit te Presidentit, kunder turpit te ketij parlamenti te kapur e keqperdorur keto 2 vite. Mos u habisni nga show dhe fleterrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer ne estrade cfare nuk keni pare, qeshur e degjuar keto 2 vite.

Me votat e ketyre jane votuar PPT duke pasuruar oligarket dhe qeveritaret, eshte votuar prishja e marrveshjes se 5 Qershorit ne rezidencen Amerikane, ku me pas u prishen koalicionet dhe u krye masakra me e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i perdorur nen presion bandat per zgjedhjet e 25 Prillit.

Vendin e ka mbuluar krimi ne qeveri ne parlament, sfilatat ne drejtesi dhe varferia e pasiguria ne vend ku burri vret gruan, vellai motren, vjehrri dhendrin, shoku shokun, vrasje ne dere ne banese, ne makine, ne rruge, grabitje, vjedhje, droge etj. Seanca parlamentare neser do futet ne histori si turpi dhe deshtimi me i madh parlametarizimit ne vend’ shkruan ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat