SPAK kërkon në Gjykatën e Posaçme konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit.
Kërkesa është bërë në bazë të Operacionit “Forca e Ligjit” sipas aktit normativ të Ofl, mbasi me herët thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha, ishte vendosur sekuestro nga OFL, por ende nuk dihet lista e pasurive që kërkohet konfiskim nga SPAK.
Mësohet se bëhet fjalë për 6 pasuri.
Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë ora 13:30 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK.