Gara brenda PD/ Grida Duma tregon për kë shkon vota e saj

Shqipëria

Gara brenda PD/ Grida Duma tregon për kë shkon vota e saj

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:09
Grida Duma

Zgjedhje brenda parties demokratike ishin temë diskutimit të ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews.

Deputetja e zgjedhur Grida Duma isht e ftuara e sotme ku deklaroi votën hapur se do të votonte dhe mbështeste Lulzim Bashën, ajo foli edhe për kandidatët e tjerë ku u shpreh se të jesh kandidat I PD duhet të kesh contribute të mëdha

"Në parim kur dikush nis një garë me ankimim e ndjen veten humbës, gjatë fushatës të 25 prillit,  PD vinte nga një opizitarizëm i forte dhe në atë çast po i drejtohej së ardhmes. Brenda partisë nuk mund ta nisin me ankimime, mjafton të dëgjosh 5 fjalitë e para të kandidatëve nuk ka asgjë, unë nuk i dëgjoj më. Pra as si shkon dhe as si bëhet, politika është lojë në grup pasi ke të bësh me lidershipin e një organizate.

Unë përpiqem të kemë ndërgjegje të plotë në politikë, nuk je në vijën e pare nga frika se do ikim. Je në politikë ti nëse nuk ke këllqe për të qëndruar në vijën e pare ti duhet të ikësh. Basha ka një strategji politike, ai debatin e ka me demokratët dhe me qytetarët dhe jo me sfidantët e tij, nuk mundesh të kthesh në debat publik. Unë e mendoj garën legjitime por duhet contribute në parti por padyshim për të marrë PD-n", tha Duma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat