Deputeti socialist sulmon Dritan Lelin: PS e solli nga “bodrumet” e spitalit

Shqipëria

Deputeti socialist sulmon Dritan Lelin: PS e solli nga “bodrumet” e spitalit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:46
Dritan Leli

Deputeti i PS Fate Velaj ka sulmuar sërish sot kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli. Velaj sjell në vëmendje që Leli nuk shkroi asnjë status në rrjetet sociale për fitoren apo Kongresin e PS.

Deputeti thotë se PS e solli Lelin nga bodrumet e një spitali privat ku nuk arrinin as valët e telefonit dhe e bëri kryetar bashkie në mes të Vlorës. “Kjo PS, ka qenë urrejtja e tij më e madhe”, mbyllet mesazhi i deputetit në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë

…po si ka mundësi?!

– U fituan zgjedhjet në 25 Prill, por Dritan Leli nuk shkroi asnjë status në Facebook, të paktën “Urime për fitoren PS”.

– U mbajt kongresi dje, por, Dritan Leli, nuk gjeti shkronjat të shkruante një status “Urime për 30 vjetorin PS”.

(Jam i bindur se dhe djali i Joao Amazonas që vinte enkas nga Brazili në çdo kongres të para viteve ’90, do e ketë shkruar një status dje)

Pra, kjo PS që e solli nga “bodrumet” e spitalit Hygeia, aty ku as valët e telefonit nuk arrinin dotë dhe e bëri kryetar bashkie në mes të Vlorës, kjo PS, ka qenë urrejtja e tij më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat