Zgjedhjet në PD, Mziu: Fitore spektakolare e Bashës, e votuan 98% e demokratëve të Dibrës

Shqipëria

Zgjedhjet në PD, Mziu: Fitore spektakolare e Bashës, e votuan 98% e demokratëve të Dibrës

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 07:07
Mziu/ Basha

Deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për fitoren e Lulzim Bashës, i cili sipas rezultateve paraprake i rikonfirmua në krye të PD.

Mziu shkruan se Basha ka marrë një fitore spektakolare në Dibër, ku sipas tij e 98% e demokratëve dibranë i kanë besuar votën atij.

“Fitore spektakolare e Kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve Dibranë besojnë tek lidershipi i Tij.

Në rangë qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër.

Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë.

Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt ” shkruan Mziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat