Kuvendi mblidhet sërish pas shkarkimit të Metës/ Ja rendi i ditës

Shqipëria

Kuvendi mblidhet sërish pas shkarkimit të Metës/ Ja rendi i ditës

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 07:17
Kuvendi i Shqipërisë

Pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës, teksa në rendin e ditës janë 13 çështje.

Drejtuesit e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshëm, KLP dhe KLGJ do të paraqesin raportet për vitin 2020.

Po ashtu do të votohen dy akte normative që lidhen me marrëveshje të qeverisë me distributorin turk të vaksinave “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S” .

Një tjetër akt parashikon ndryshimin e masave administrative gjatë pandemisë.

Rendi i ditës:

Seancë plenare PUBLIKE

E hënë, 14 qershor 2021, ora 10.00

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 11.6.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 03.06.2021

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Raport i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020. (Neni 148/b i Kushtetutës, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Prokurori i Përgjithshëm – jo më shumë se 10 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

4.. Raport i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020. (Neni 103 i Rregullores, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në republikën e Shqipërisë” ) Paraqitja e raportit nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme – jo më shumë se 10 minuta. Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

5. Raport i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020. (Neni 181 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga kryetari i KLP – jo më shumë se 10 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)


6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020. (Neni 82 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga kryetari i KLGJ – jo më shumë se 10 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

7. Akt normativ nr. 21, datë 19.5.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes së furnizimit, ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S” (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

8. Akt normativ nr. 22, datë 21.05.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar të furnizimit, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET” A.?.”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

9. Akt normativ nr. 23, datë 26.05.2021 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55
dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për projektin “Aftësi për punë” faza 2, 2019-2023”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financën.

3

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi

11. Projektvendim “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit 2020-2025”. (Neni 78 Kushtetutë dhe neni 55 Rregullore Kuvendit)

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

12. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë
– Orikum)”.

(Neni 78 dhe 83 Kushtetutë, neni 28 dhe 55 Rregullore Kuvendit)

Shprehet një folës pro një folës kundër

Koha e votimit

13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat