E rëndë në Durrës, mbytet në pus 70-vjeçari, dyshohet se…

Shqipëria

E rëndë në Durrës, mbytet në pus 70-vjeçari, dyshohet se…

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Një burrë është mbytur në pus gjatë natës së shkuar. Viktima është identifikuar si 70-vjeçari A. L.

Gazetarja Klodiana Haxhia raporton për “BalkanWeb”, se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesnatës në zonën e Katundit të Ri.

Për të nxjerrë nga pusi trupin e pajetë të 70-vjeçarit, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse.

Policia ndodhet në banesë dhe po heton shkaqet e mbytjes së 70-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet se është aksidentale.

Raportohet se dyshimet e para janë se i moshuari ka rrëshqitur e ka përfunduar në fund të pusit me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat