Masat e reja, do të lejohet grumbullimi...Çfarë pritet pas 15 ditësh

Shqipëria

Masat e reja, do të lejohet grumbullimi...Çfarë pritet pas 15 ditësh

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:02
Ilustrim

Duke filluar nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona behën 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë duke filluar nga një korriku, ora policore shtyhet nga 24:00-06:00.  Ndërsa orari për  muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

Po ashtu nga kjo datë do të lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP.

Ulja e rasteve të reja me Covid, por edhe numri i mininal i fataliteteve ka bërë që ministria të lehtësojë më tej masat anti-Covid.

Dy javë më parë, u prezantua plani i masave, që lejoi heqjen e maskave në ambientet e jashtme. Në datën 1 qershor ora u shty 23:00 -06:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat