“Duart lart”, RENEA vë me shpatulla pas murit disa persona në Shkodër e Fier

Shqipëria

“Duart lart”, RENEA vë me shpatulla pas murit disa persona në Shkodër e Fier

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

RENEA dhe FNSH kanë shfrytëzuar pikërisht orarin e ndeshjes Gjermani-Francë, për të kryer kontrolle në disa lokale në qytetet e Shkodrës dhe Fierit, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.

Në fotot e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, duken të rinjtë të vënë në rresht me shpatulla pas murit, teksa kanë qenë duke parë ndeshjen në lokal.

Mësohet se aktualisht po zhvillohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se fshihen personat e shpallur në kërkim. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Ditën e djeshme, Forca të shumta RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare të Vlorës, ku u vu në pranga Edison Begaj dhe një tjetër, si dhe u shoqëruan së paku 10 persona. Personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat