Deklaratat për rikthim, Nishani e komenton deklaratën e Berishës

Shqipëria

Deklaratat për rikthim, Nishani e komenton deklaratën e Berishës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:12
Bujar Nishani

Sipas Bujar Nishanit, Lulzim Basha nuk pati nevojë për mbështetjen e Sali Berishës në zgjedhjet e fundit në Partinë Demokratike. 

Nishani tha se Berisha nuk i ka dalë as pro dhe as kundër Bashës.

“Në këto zgjedhje Basha nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Berishës. E ka pasur shumë fort në 2013 edhe më pas. Sali Berisha i prish punë çdo njeriu që i del kundër në PD. Unë di që nuk i ka dalë as pro as kundër në këto zgjedhje. Prandaj Basha ka bërë këtë maskaradë zgjedhore,” u shpreh ai.

I pyetur se kujt po i bën shantazh Berisha me deklaratat për rikthim në krye të partisë, Nishani tha se nuk është ndaj Bashës, por për anëtarësinë e PD.

“Nuk është ndaj Bashës. Është një lloj presioni, unë e njoh adresimin e tij publik. Mesazhi i Berishës nuk është për Bashën drejtpërdrejt por për anëtarësinë e PD. PD është sot në ditë të hallit dhe po vazhduat kështu jam edhe gati të bëj një sakrificë. Ajo që është fakt real që për herë të parë në historinë e saj PD mbetet tre mandate të opozitë,” u shpreh ai.

Nishani beson se Sali Berisha mund të ketë rol në parti, që sipas tij mund të çojë në ristrukturimin e PD. Kreu i Këshillit Kombëtar të demokratëve, tha se PD ka nevojë urgjente për rigrupim dhe Basha nuk mund ta bëjë këtë. Nishani propozoi edhe njëherë idenë e tij për krjimin e një “Këshilli të urtësh” në selinë blu.

“Unë mendoj se Berisha mund të ketë rol. Të paktën gjenerimin e asaj që është baza e partisë. Një parti e madhe nuk mund të vi kurrë në pushtet vetëm me votat e elektoratit të vet. ajo që bën kthesën është elektorati gri. Basha nuk mundi të depërtojë te kjo pjesë por sot pas 25 prillit ka humbur terren edhe brenda partisë së vet.

E para që mund të bëjë Berisha është për të rigrupuar PD. Sot situata është emergjente. Ka nevojë për rigrupim. Basha nuk e bën dot. Ka ndikuar që PD të copëzohet. Kur të vijë faza e dytë kur PD të jetë e gatshme të përballet me elektoratin unë kam bërë një propozim konkret në Këshillin kombëtar, PD ka nevojë që të krijojë një grupim të urtësh. Duhet të jenë me eksperiencë, pa interesa direkte. Besnik Mustafaj është një. Ka eksperiencë, nuk ka interesa të drejtpërdrejta. Unë ndoshta mund të mos jem sepse kam marrë një kauzë në dorë. “Kësilli i të urtëve” për të filluar një proces me një kalendar që përfshin hapjen e partisë,” u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat