PD mbledh Kryesinë, Kadilli: Duhet shndërrim rrënjësor, çfarë do të kërkoj në këtë takim

Shqipëria

PD mbledh Kryesinë, Kadilli: Duhet shndërrim rrënjësor, çfarë do të kërkoj në këtë takim

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:14
Fatbardh Kadilli

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të premte Kryesinë në orën 11:00. Pak para nisjes së mbledhjes një reagim ka ardhur nga Fatbardh Kadilli.

Ai shprehet se në këtë takim do të kërkojë që Manifesti Politik për ringritjen e PD-së të konsiderohet si dokument politik për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.

Sipas Kadillit manifesti politik propozon një shndërrim rrënjësor për këtë parti politike që synon zgjerimin e demokracisë së brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje.

Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD.

Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike.Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër, të hapur, të bashkuar dhe fituese”, ka thënë Kadilli./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat