Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbardh planin e radhës

Shqipëria

Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbardh planin e radhës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:06
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore në Malin e Robit në Kavajë, ka njoftuar se brenda do të mbërrijnë në vend 100 mijë doza të vaksinës Coronavac.

Ndërsa 11700 doza Pfizer, do të mbërrijnë në fillim të javës.

“Kemi hapur 29 qendra shëndetësore. Ne jemi duke punuar që përgjatë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme te vaksinimi.

Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi një lëvrim të kontratave të lidhura, do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme dhe 11700 Pfizer do të mbërrijnë ditë e hënë.

Do zgjerojmë fashën e vaksinimit duke ulu grupmoshën në 50-vjeç duke filluar me ata me sëmundje kronike”, është shprehur Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat