Nga Suedia, rikthim në Shqipëri/ Historia e 23-vjeçarit që zgjedh Tiranën pas studimeve jashtë

Shqipëria

Nga Suedia, rikthim në Shqipëri/ Historia e 23-vjeçarit që zgjedh Tiranën pas studimeve jashtë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:04
Geri

Pjesa më e madhe e të rinjve që ikin jashtë për të studiuar nuk rikthehen më në Shqipëri.

Por Geri është 23 vjeçari që pasi ka përfunduar masterin në Suedi, është kthyer të punojë në Tiranë.

“Kam studiuar inxhinieri informatike në Suedi. jo vetëm unë që u ktheva janë edhe shumë të rinj që janë kthyer për arsye të ndryshme. Për disa arsye familjare kurse të tjerë për të krijuar një netework të tyre. Ka shumë që e kanë parë stadin e vendit të tyre jashtë dhe duan të kontribuojë në vendin e tyre. Kam nisur punë, por kam hasur vështirësi për të filluar, procesi i intervistës por që një aspekt që më ka ndihmuar shumë ishte se e vlerësonin shumë pjesën e vullnetarizmit.

Është një plus tepër i madh. Jam në një projekt  të Ajkos, 6 vende të Ballkanit Perëndimor që janë të përfshira dhe ka për qëllim vullnetarizmin. Një mesazh për maturantët është që të përfshihen në procese të vullnetarizmit, ku do të njohin njerëz të rinj, ndajnë eksperienca personale dhe të hapin perspektivat e tyre në jetë”, tha Geri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat