Gjonaj: Deri më tani janë vaksinuar 143 të dënuar

Shqipëria

Gjonaj: Deri më tani janë vaksinuar 143 të dënuar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:36
Foto nga vaksinimi

Ministrja Gjonaj me anë të rrjetit social Facebook jep me dhëna mbi ecurinë e vaksinimit në burgje. Sipas saj vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek "Mine Peza". 

"Pas IEVP "Jordan Misja" dhe "Ali Demi", vaksnimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP "Mine Peza", ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës." shkruan Gjonaj

Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t'iu kthyer normalitetit në institucione.

Ajo shprehet se: "Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat