Korrja e grurit festohet me këngë e valle në Pojan të Fierit

Shqipëria

Korrja e grurit festohet me këngë e valle në Pojan të Fierit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:50
Foto

Korrja e grurit simbolizon bukën e re dhe në Myzeqe është festë

Fermerët dhe prodhuesit e bukës u bënë bashkë në festën e Grurit në Pojan të Fierit

"Përfaqëson mendimin ose kënaqësinë e madhe që ka pasur myzeqari që në hershmëri për të siguruar bukën e gojës."

Synojnë të mbajnë gjallë traditën pavarësisht vështirësive.

Mili Sako, drejtues autokombajnë thotë se sipërfaqet e kultivuara me grurë po shtohen, edhe pse në krahasim me vite më parë, është i ulët.

"Pjesa më e madhe i kanë grupuar tokat, i kanë marrë me qira. Kurse për nevojat e tyre kanë mbjellë sipërfaqe të vogla, por sipërfaqja po shtohet," thotë ai.

Festa e korrjes së grurit nisi rreth gjysmë shekulli më parë në Myzeqe, në një kohë kur sigurimi i bukës ishte sfidë.

Festa nuk ka kuptim ka këngët, vallet e gatimet tradicionale që lindën bashkë me të rreth gjysmë shekulli më parë.

"Ne kemi ardhur këtu me grupin e Semanit që po thuajse i ndjekim të gjitha këto festime me kënaqësi. Ne duam ta mbajmë veprimtarinë e Semanit gjallë, ka vallë dhe këngë tradicionale."

Festa e grurit u mbajt në Pojan për të dytin vit radhazi dhe synimi është rikthimi i një tradite dhe vendosja në funksion të zhvillimit të turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat