Gjirokastër/ Digjet masivi me shkurre mes njësive Odrie dhe Lunxhëri

Shqipëria

Gjirokastër/ Digjet masivi me shkurre mes njësive Odrie dhe Lunxhëri

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 21:41
Foto

Një zjarr masiv është duke djegur një sipërfaqe të gjerë me shkurre mes njësive Odrie dhe Lunxhëri në Gjirokastër.

Zjarrvënia sipas shërbimit zjarrfikës besohet se është e qëllimshme por është pikasur në kohë nga vrojtuesit.

Zjarrfikësit të ndihmuar nga grupe vullnetarësh janë duke e izoluar zjarrin aktualisht megjithatë shuarja e plotë e tij do të marrë orë të tëra tha drejtuesi i shërbimit Kujtim Bizhga.

Ky është zjarri i parë për këtë vit në Gjirokastër por fenomeni është prezent çdo vit. Zjarrvënia ndërshkohet penalisht megjithatë numri i të ndaluarve ka qenë i papërfillshëm në raport me dëmet e shkaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat