Lisandër Hoxha: PD duhet të hapet për të rinjtë, mjaft me ekipe kooperativistësh

Shqipëria

Lisandër Hoxha: PD duhet të hapet për të rinjtë, mjaft me ekipe kooperativistësh

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:51
Lisandër Hoxha: PD duhet të hapet për të rinjtë, mjaft me ekipe kooperativistësh

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor në PD, Lisandër Hoxha kërkon që Partia Demokratike të jetë e hapur për të rinjtë, me qëllim që, sipas tij, të ndalet zvogëlimi i partisë.

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Hoxha u shpreh se periudhës së tranzicionit mund t’i japin fund vetëm të rinjtë.

“Mekanizmat për hapjen e partisë janë. Nëse BNasha tenton të përballet vetëm me Edi Ramën, nuk ia del dot se e ka provuar. Çështja është te mekanizmat që e rrisin energjinë e Partisë Demokratike. PD-ja duhet të kthehet në një forcë fituese. Basha duhet të ulet me kritikët. Nëse nuk ndodh hapja e PD-së, atëherë ajo do të zvogëlohet.

Dëshira ime është që brenda PD-së t’u jepet mundësia të rinjve. T’i qaset shoqërisë me të rinj e të reja opozita e vendit, unë them se tejkalon humbjen dhe shkon drejt fitores. Duhet të jenë njerëz me dinjitet. Problemi është si do të hapet kjo rrugë. Ne po provojmë të gjitha mënyrat, së pari përmes ndryshimeve staturore. Nëse në 17 korrik zgjidhet një ekip i ri kooperativistësh, PD-ja do të zvogëlohet, do të bëhet akoma më e vogël se në 2017. Nëse u mbyllet dera të rinjve, e ardhmja e opozitës do të jetë e paqartë. Dëshira ime që aksioni të bëhet brenda Partisë Demokratike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat