Bashkia e Sarandës jep urdhrin: Nga data 1 korrik ndalohet edhe...

Shqipëria

Bashkia e Sarandës jep urdhrin: Nga data 1 korrik ndalohet edhe...

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:17
Ilustrim

Kushdo që ka planifikuar ndërhyrje në shtëpinë a biznesin e tij në Bashkinë e Sarandës pas datësi 1 korrik duhet t’i anulojë.

Një urdhër i dhënë të hënën nga kjo bashki ndalon zhurmën më të vogël, edhe...çekiçin.

Njoftimin e ka dhënë vetë Bashkia e Sarandës përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas këtij urdhri:

Ndërpritet veprimtarive e mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2021,
Përjashtohen:
Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.
Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo ditë, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.

Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave, Nr. 23, datë 26 maj 2021, neni 3, pika a, duke reflektuar rast pas rasti ndryshimet sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat