Zhaklin Lekatari: Pati reagim të menjëhershëm, në Kavajë kur një vajzë u...

Shqipëria

Zhaklin Lekatari: Pati reagim të menjëhershëm, në Kavajë kur një vajzë u...

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:06
Zhaklin Lekatari

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Greqi, ku një 51-vjeçare është përdhunuar për orë të tëra nga një 35-vjeçar bullgar.

Sanitarja po dilte nga ashensori pasi ka mbaruar punën, kur është marrë me dhunë nga autori dhe ka abuzuar seksualisht me të në apartamentin e tij. Gruaja shqiptare ka arritur që të dalë në ballkon që të kërkonte ndihmë. Ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në studion e emisionit ishin të ftuara avokatja, Nexhi Beqiri dhe aktivistja e njohur, Zhaklin Lekatari, të cilat shprehen se autori duhet të marrë dënimin maksimal.

Lekatari u shpreh se është habitur nga reagimi i menjëhershëm i institucioneve dhe komunitetit grek.

“Në Shqipëri nuk e kemi një gjë të tillë, jemi një grup i vogël që dalim e protestojnë dhe na tallin se nuk dilni për këtë e për këtë, por dilni për rastet e tilla. Kur u dhunua vajza në Kavajë, komuniteti doli e tha se nuk e duam vajzën se na ka turpëruar. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë që të mundim këto fenomene. Më bëri shumë përshtypje se si kanë reaguar to gjithë. Ne kemi një frymë heshtje që e kemi të mbartur që nga koha e komunizmit”, tha aktivistja e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat