Ministri gjerman Roth: Duhet të përmbushim detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

Ministri gjerman Roth: Duhet të përmbushim detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:59
Michael Roth

Ministri Gjerman për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë pa asnjë vonesë.

Gjithashtu nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Twitter”Roth thekson se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen pa bllokuar progresin e Bashkimit Europian.

“Ju lutem. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar progresin e Bashkimit Europian. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të veprojmë.

Tani duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehet më tej Roth

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat