Makina përplas motorin, lëndohet 23 vjeçari

Shqipëria

Makina përplas motorin, lëndohet 23 vjeçari

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:43
Ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në Durrës, ku  një makinë tip ‘Smart’, është përplasur me motorin tip "Hunda".

Si pasojë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i makinës, icili është identifikuar si S. L., 23 vjeç, ndërkohë që është shoqëruar në polici shtetasi D.K.

“Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Smart", është përplasur me motorin tip "Hunda", me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. “- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat