Mungon transporti urban, banorët e Dropullit të Sipërm protestë

Shqipëria

Mungon transporti urban, banorët e Dropullit të Sipërm protestë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Banorët e fshatrave të thellë malorë të Dropullit të Sipërm janë grumbulluar sërish në qendër të fshatit Vrisera për të adresuar shqetësimin e tyre në lidhje me transportin publik.

Ata ankohen se linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër-Dropull.

500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me problematika shqetësuese.

Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat