Ja kur priten rënie të temperaturave

Shqipëria

Ja kur priten rënie të temperaturave

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 00:37
Ilustrim

I nxehti afrikan ka pushtuar vendin tonë prej dy ditësh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një lidhje për “News 24” tha se kulmi i këtij të nxehti është e mërkura dhe e enjtja, me temperatura që kalojnë 41 gradë celsius, ndërsa të premten do të ketë një rënie të papërfillshme temperaturash.

 “Siç e lajmëruam edhe më shpejt, valët e të nxehtit kanë depërtuar edhe më shumë në Shqipëri. Temperaturat kanë pësuar rritje, ku në disa zona edhe temperatura e natës ka qenë mbi 30 gradë. Temperatura më e lartë sot është paraqitur 40 gradë në Elbasan, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore. Po ashtu, edhe në veri temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Temperatura më e lartë është regjistruar në Belsh dhe Cërrik 41.4 gradë, por edhe Gjirokastra ka qenë me 41.3 gradë. Presim sot dhe nesër për vlerën më të lartë. Por, në Shqipëri kemi pasur edhe temperatura 43 gradë. Vera e 2019 ka qenë me temperaturën më të lartë dhe është cilësuar si më e nxehta në rang global.

Valët e të nxehtit janë më të rralla gjatë qershorit, por këtë herë po i përjetojmë që tani, aq më tepër kur pranvera ishte mjaft e freskët. Kjo është ndjerë menjëherë dhe ka krijuar problem te njerëzit. Vlerat normale në qershor do të ishin 30-31 gradë. Është anormale kjo vlerë, nëse e analizojmë për klimën, por jo e pazakontë”,- tha Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat