Vijon ‘përplasja’ në Vlorë, Dritan Leli dhe këshilli bashkiak lënë mbledhje në data të ndryshme

Shqipëria

Vijon ‘përplasja’ në Vlorë, Dritan Leli dhe këshilli bashkiak lënë mbledhje në data të ndryshme

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:06
Dritan Leli

Bashkia e Vlorës nuk po gjen qetësi. Pas anulimit të mbledhjes së sotme, kryetari Dritan Leli dhe këshilli bashkiak kanë lënë dy data të ndryshme më 29 dhe 30 qershor.

Leli shkruan në FB se anulimi i mbledhjes së sotme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak janë të pajustifikuara.

Gjithsesi ai thotë se e ndien për detyrë ta thërrasë mbledhjen e muajit më 29 qershor.

Nga ana tjetër Këshilli Bashkiak e thërret mbledhjen më 30 qershor në mjediset e Teatrit ‘’Petro Marko’’.

STATUSI NGA DRITAN LELI

Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat