Tropojë/ Vetëplagoset 87-vjeçari

Shqipëria

Tropojë/ Vetëplagoset 87-vjeçari

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur një preson me armë zjarri, tip pistoletë.

Shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat