Rikthehen abonetë e përgjithshme nga 1 Korriku

Shqipëria

Rikthehen abonetë e përgjithshme nga 1 Korriku

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.

Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studmore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat