Shqipëri - Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Shqipëria

Shqipëri - Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Nga 1 korriku hyn në fuqi ora e re policore, e cila shtyhet deri në orën 24:00.

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve.

Orari për muzikën nuk do të ndryshojë, që do të vazhdojë deri në 22:00 të mbrëmjes.

Po ashtu, do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30 për qind si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30 për qind të spektatoreve apo pjesëmarrësve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat